Në një kohë kur qytetarët e Tiranës dhe Durrësit ishin derdhur në rrugë, pas tërmetit të rënë rreth orës 22:08 minuta, nga godina e kryeministrisë sizmiologu Llambro Duni bëri thirrje për qetësi. Duni komentoi dhe deklaratat e sizmiologut grek se mund të kishte një tërmet, dhe sipas tij fjala e kokegut është shtrembëruar nga mediat.

Eksperti shqiptar tha se edhe organet e shtetit helen, por dhe vendet fqinje nuk kanë dhënë asnjë sinjal për një termet të fuqishëm.

Për Llambro Dunin ngjarja e fuqishme ishte termeti i parë dhe lëkundjet në vijim janë pjesë e procesi të normalizimit të situatës.

“Termetet nuk mund te parashikohen. Unë e kam dëgjuar deklaratën e sizmologut grek dhe ai nuk ka thënë asgjë të tillë, që pra që do ndodhë një termet i përmasave të tilla. Nuk ka asnjë njoftim dhe asnjë komunikatë nga asnjë organ i vendeve fqinj, që të na mund të na japë indicien më të vogël se ne mund të presim një goditje termetore më të fuqishme.

Unë deklaroj se i gjithë departamenti i IGJEUM është në punë dhe nuk ka vend për panik e them me bindje,  ngjarja e fuqishme, ishte ajo që ishte, ajo kaloi dhe në vazhdim presim që kjo dukuri në vijmtësi të vij duke u shuar, deri në momentin që pllakat tektonike të stabilzohen dhe në të kemi kthim në situatë normale”, u shpreh Llambro Duni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*