Zbardhet dëshmia e Blerta Josifit, e mbijetuara e vetme e familjes, e cila u vetëflijuan pasi besonin se do të “ringjalleshin”. Në dëshminë e saj, Blerta ka treguar se motrës i bënin të gjitha ritualet që lexonin në Bibël dhe shpresonin tek rikthimi i saj në jetë.

Të gjitha “procedurat” e ndjekura për mumifikimin e saj, nënë e bijë i kanë shkruar në një fletore, e cila ka përfunduar në duart e Policisë.

Pasi ndërroi jetë Anisa, prisnin ringjalljen e saj. Ato që lexonim në Bibël ia bënim motrës. Kishim besim tek ringjallja e saj. Nëna dhe unë kishin gati 40-45 ditë që nuk ushqeheshim. Pinim vetëm ujë. Edhe atë e merrnin nga çezma dhe e kullonim”, është shprehur Blerta.

Më tej, Blerta ka treguar se fillimisht ishin bërë pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait” dhe më pas tek u ishin bashkuar Kishës Ungjëllore në Tiranë. Ndërkohë edhe pse kanë kaluar ditë nga zbulimi i tyre, 34-vjeçarja ndodhet ende në spitalin Psikiatrik, ndërkohë që është e akuzuar për “moskallzim krimi”, pasi ajo dhe nëna e saj fshehën trupin e pajetë të së motrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*