Policia britanike ka konfirmuar se 39 viktimat në kamion ishin shtetas vietnamezë dhe jo kinezë, siç ishte raportuar më parë.

Autoritetet kanë nisur kontaktet e drejtpërdrejta me një numër familjesh në Vietnam, Britani si dhe qeverinë vietnameze.

“Ne jemi në kontakt të drejtpërdrejtë me një numër të familjeve në Vietnam, dhe besojmë se kemi identifikuar familjet për disa nga viktimat, udhëtimi i të cilëve përfundoi në tragjedi në brigjet tona.”, shprehen autoritetet.

Shumë familje nga Vietnami kishin shfaqur interesin pas daljes së lajmit për kamionin 39 viktima në Britani, pasi i frikësoheshin mundësisë që të dashurit e tyre ndodheshin mes viktimave.

Ekzaminimet janë ende duke u kryer mbi 31 burrat dhe 8 gratë për të vendosur shkaqet e vdekjes.

Në një deklaratë për mediat, Ambasada Vietnameze në Londër u dërgoi “ngushëllime të përzemërta” familjeve të viktimave.

“Ambasada e Vietnamit në Londër do të koordinojë nga afër me autoritetet përkatëse të Vietnamit dhe Britanisë së Madhe për të mbështetur familjet e viktimave Vietnameze, nëse ka, për t’i sjellë të dashurit e tyre në shtëpi.

Ne dënojmë me forcë aktivitetet çnjerëzore të trafikantëve të imigrantëve ilegalë që kanë shkaktuar një tragjedi të tillë për viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në deklaratën e ambasadës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*