Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje Lipjan të Kosovës, ku në rrugën Lidhja e Prizrenit, dy persona me lidhje gjaku janë konfliktuar me armë të ftohta.

Sipas pasojë e përleshjes midis dy kushërinjve, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në spital.

Sipas dëshmitarëve ngjarja ndodhi pasi njëri prej familjarëve kishte vendosur një karrocë para derës së shtëpisë së familjes përballë.

Pas një konflikti fillimisht verbal, dy të rinjtë kanë përdorur  edhe thika.

Ngjarjen e ka konfirmuar prokurori Iliaz Beqiri.

“Djalë daje dhe djalë halle kanë qenë mes vete. Ka ndodhur për motive pronësore. Njëri nga familjarët e kishte vendosur një karrocë me çimento para shtëpisë së tjetrit, e kështu filloi konflikti”, tha Beqiri.

Viktima, F.K, 42 vjeç, ishte me profesion kasap dhe kishte punuar edhe në një kompani sigurimi.

“Bazuar në të dhënat fillestare të hetimit, si pasojë e përdorimit të mjeteve të forta dhe një armë të ftohtë (thike),gjatë përleshjes, lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy persona. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, nga ku kemi pranuar informatën se njeri nga personat e lënduar ka ndërruar jetë”, ka thënë zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*