Interi nuk do të firmosë për portier të ri duke pritur që kapiteni Samir Handanoviç të rikuperohet në kohë për kampionatin.

Menaxheri i ish-portierit të SPAL-it, Atalantës dhe Sampdorias Emiliano Viviano deklaroi se Interi është tërhequr nga propozimi paraprak për të firmosur deri në fund të sezonit me 34-vjeçarin.

viviano-e1581333330777

“Marrëveshja ishte e qartë që prej fillimit të sezonit, askush nuk na premtoi diçka. Klubi pati disa probleme me Handanoviçin e dëmtuar, por duke vlerësuar situatën së fundmi, ata vendosën që të vazhdojnë me portierët e tjerë të tyre (Daniele Padeli, Tomazo Berni dhe Filip Stankoviç). Ishim të gëzuar që morëm vëmendje prej Interit dhe i falenderojmë për interesimin e treguar. Emiliano do të vazhdojë të stërvitet për sfidat e ardhshme që e presin”, deklaroi Klaudio Vigoreli, menaxheri i portierit Viviano.

Ish-portieri i Sporting Lisbonës u testua këtë javë tek Interi nëse do të bindte stafin teknik për të zëvendësuar deri në fund të sezonit kolegun Samir Handanoviç, i cili dëmtoi në stërvitje gishtin e vogël në dorën e majtë.

Tashmë është në dorën e fatit që futbollisti slloven të rikthehet sa më shpejt në fushë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*