Mihal Kokëdhima personazhi që u bë publik pas incidentit me turistët spanjollë ka zhvilluar biznesin e tij i pashqetësuar prej 15 vitesh. I ngritur pa një leje ndërtimi vetë pronari i tij Kokëdhima ka vijuar i pashqetësuar punën e tij dhe pse më herët Prokuroria ka kërkuar burg për ndërtim pa leje.

Një gjë e tillë nuk është bërë si shkak i dosjeve dhe kërkesave të mbartura ndër vite. Vetë Kokëdhima në vitin 2015 ka bërë një vetdeklarim pranë Aluiznit duke kërkuar legalizimin e objektit. Që nga ky moment objekti në fjalë ka pritur proçedurat për të legalizuar lokalin në fjalë.

Incidenti i ndodhur, bëri që në institucionin e Aluiznit të vinte një kërkesë nga IKMT ku kërkohej skualifikimin e objektit në fjalë. Pas kësaj kërkese Aluizni në bazë të ligjit ka proçeduar duke e skualifikuar objektin nga proçesi i legalizimit, pasi ai nuk plotësonet kriteret për legalizim sepse ishte ndërtim mbi tokë shtetërore buzë detit që cilësohen si zona të vecanta strategjike ku nuk lejohet asnjë lloj legalizimi.

Resorti i Mihal Kokëdhimës u shemb ditën e mërkurë nga IKMT pasi ishte pa leje, si dhe shfrytëzonte bregun e detit duke vendosur shezlongë dhe kishte kthyer ndërtesën në hotel duke zhvatur pushuesit. Ndërsa vetë Kokëdhima është në burg për shkak se sulmoi një familje turistësh spanjollë që kishin ardhur për t,u ushqyer në restorantin e tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*