Pak orë pas ekzekutimit të Kastriot Reçit në qendër të Rrëshenit, në afërsi të lokalit të tij, policia ka gjetur një snajper që dyshohet të jetë përdorur nga autori i vrasjes.

Arma është gjetur pranë një pallati, ndërsa nuk ka asnjë detaj lidhur me përdoruesit e saj. Drejt Rrëshenit janë nisur dhe drejtori i policisë së shtetit Ardi Veliu si dhe Tonin Vocaj.

47-vjeçari u ekzekutua sot pranë lokalit të tij në qendër të Rrëshenit, teksa ishte duke ecur me këmbë. Sipas dëshmitarëve në drejtim të Reçit është qëlluar me snajper, duke e bërë atë viktimën e dytë brenda familjes.

Reçi ishte pronar i një televizioni lokal në Mirditë, si dhe dyshohet se ka pasur influencë mbi disa biznese të tjera në zonë.

Mësohet se Reçit i kanë vrarë dhe vëllanë dy vite më parë në Romë, Gasper Reçi, i cili ka qenë i trafikuar për trafikimin e drogërave si dhe zhvatje me dhunë.

Njoftimi i policisë për vrasjen e Kastriot Reçit: 

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë,në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.

Vrasja e Gasper Recit në Itali:

Gasper Reci, 43 vjeç nga Rrësheni është ekzekutuar në vitin 2017 në banesën e tij në Via Simeri Crichi, në Tor Vergata. Nga hetimet në atë kohë nuk u arrit të identifikohej asnjë person si i dyshuar për atentatin, pasi në momentin që është vrarë shqiptari nuk ka pasur asnjë person në vendngjarje.

Në momentin që është qëlluar në banesën e Reçit ka qenë vetëm vajza e tij, e cila nuk ka mundur dot të identifikojë autorët. Edhe pse ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, Gasper Reçi nuk ka mundur të shpëtojë, pasi plagët e marra nga katër plumba i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Hetuesit italianë bënë të ditur se Gasper Reci kishte disa precedent penal në të kaluarën për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*