Ishte një nga zyrtarët më të lartë dhe fuqishëm kinez, Lai Xiamin, kreu i China Huarong Asset Management, një prej shoqërive që administronin asetet financiare të gjigantit aziatik.

Por sot ai do të mbahet mend si një nga shembujt më konkretë dhe të bujshëm të asaj që qeveria kineze shpall si luftë e paepur ndaj korrupsionit”, ndërkohë që të tjerë  e analizojnë edhe si një luftë e brendshme në sferën më të lartë të pushtetit në vendin komunist.

Lai Xiamin u ekzekutua nga autoritet kineze, pasi Gjykata e Apelit e kishte vlerësuar si të drejtë vendimin e shkallës së parë, që kishte vendosur dënimin me vdekje. Një vendim disi i papritur, nga momenti që veçanërisht për shkak korrupsioni, pjesa më e madhe e vendimeve me vdekje në shkallë të dytë shndërrohet të paktën në burgim të përjetshëm.

Lai Xiamin kishte pranuar se vetëm 4 milionë dollarë kishin burim të paligjshëm, ndërkohë që  pranoi edhe një tjetër krim të rëndë, sipas ligjit kinez. AI kishte ndërtuar një familje paralele ndaj asaj që kishte me gruan e parë, pa dijeninë kësaj të fundit. Ai ishte përjashtuar nga Partia Komuniste në vitin 2018, për imoralitet dhe pse kishte vënë në vështirësi financat shtetërore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*