Nga Agron Brataj
Elona Hodaj do të jetë në krye të Agjensisë Shtetërore të Kadastrës së Vlorës. Hodaj emërohet pak ditë pas furtunës së ndodhur në Kadastrën e Vlorës ku 6 juristë u pushuan dhe 19 të tjerë u paralajmëruan nëpërmjet vërejtjeve, duke përmbyllur rrokadën në rradhët e këtij institucioni.
Elona Hodaj, vjen me nje background politik në rradhë e Partisë Socialiste, si kryetare e Fresh Vlorë, kandidate për deputete ,anëtare e Asamblesë Kombëtare të Ps, etj.
Hodaj ka mbajtur për rreth 10 vite postin e shefes së Kabinetit të Bashkisë së Vlorës dhe vitet e fundit ka drejtuar Fondin e Kujdesit të detyrueshëm shëndetësor.
Emri i Hodaj vjen në krye të këtij institucioni për të sjell një frymë të re në shërbimin  ndaj qytetarëve, duke zëvendësuar Alteo Nazëraj, i cili qëndroi i komanduar në postin e drejtorit të institucionit pas shkarkimit të ish drejtorit, Florjan Almadhi
.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*