Nga Agron Brataj
Ish shefi i zyres juridike në drejtorinë e Kadastres, Alteo Nazëraj është emëruar këtë të hënë, drejtori i këtij institucioni të rëndësishëm. Z. Nazëraj zëvëndëson në këtë detyrë ish dretorin Florian Almadhin, i cili dha dorëheqen pas 3 muajsh në krye të institucionit.

Tashmë Zyra vendore e Kadastrës Vlorë do të drejtohet nga Nazëraj. Juristi i cili ka punuar si specialist në këtë drejtori prej thuajse 10 vitesh.
Zv drejtori i këtij istitucioni është emëruar një tjetër punonjës me përvojë në këto zyra, Krenar Xhemali.
Ndryshimi i bërë ka për qëllim arritjen e objektivave sa më të larta të veprimtarisë së kësaj drejtorie dhe realizimin e projekteve të rëndësishme në vijim.
Stafi i Albania Times i uron suksese në detyrën e re!