Qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe ditën e hënë në një deklaratë për shtyp ka lajmëruar se është miratuar përdorimi i një vaksinë kundër Covid-19 për punonjësit shëndetësorë.

Aktualisht vaksina është në fazën e tretë të testimit.

Ministri i Shëndetësisë Abdulrahman Al-Owais  tha se vaksina do të jetë në dispozicion për heronjë e linjës së parë të mbrojtjes, të cilët janë më të rrezikuar ndaj koronavirusit  pasi janë më të ekspozuar për shkak të punës së tyre.

Ai shtoi se përdorimi  i vaksinës është plotësisht në përputhje me rregulloret dhe ligjet.

“Ky përdorim emergjent i vaksinës është plotësisht në përputhje me rregulloret dhe ligjet që lejojnë një rishikim më të shpejtë të procedurave të licencimit”- thotë Abdulrahman Al-Owais

Kjo vaksinë është një ndër 26 vaksinat të cilat kanë arritur në fazën e provës te njerëzit.

Dr. Nawal Al-Kaabi, kreu i Komitetit Klinik Kombëtar për Koronavirusin, tha se  31,000 vullnetarë, që përfaqësonin 125 kombësi, kanë marrë pjesë në provat klinike.

Që prej fillimit të pandemisë Emiratet e Bashkuara Arabe kanë regjistruar mbi 80,000 raste të infektuarish nga Covid-19 dhe 399 viktima.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*