Drejtori i një banke të nivelit të dytë në Tiranë është ndaluar nga policia, pasi akuzohet për shpërdorim të detyrës.

Bëhet fjalë për shtetasin Florant Nako, 35 vjeç, i cili akuzohet se ka vjedhur 30 mijë dollarë nga llogarinë rrjedhëse të një klienti.

Nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor është bërë i mundur finalizimi i operacionit të koduar “Bankieri”, në kuadër të cilit u bë kapja dhe ndalimi i 35-vjeçari, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një filiali të një banke të nivelit të dytë, ka vjedhur në llogarinë rrjedhëse të një klienti, një shumë prej 30.000 dollarësh amerikanë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*