Faza grupore e ‘Euro 2020’ thuajse ka mbaruar, ndërsa 16 nga 24 skuadrat pjesëmarrëse në fazën grupore e kanë mësuar fatin e tyre.

Dy vendet e para në secilin grup e sigurojnë kualifikimin direkt, derisa katër pozicionimet më të mira nga vendet e treta në grupe bashkohen në të tetën e finales.

Kanë mbetur të zhvillohen xhirot e fundit vetëm edhe në Grupin E dhe Grupin F, ndërsa më poshtë jua sjellim skuadrat që e kanë mësuar fatin e tyre në këtë Kampionat Evropian.

Skuadrat që tashmë janë kualifikuar në 1/8 e finales:
Grupi A: Italia, Uellsi, Zvicra

Grupi B: Belgjika, Danimarka
Grupi C: Holanda, Austria
Grupi D: Anglia, Kroacia, Republika Çeke
Grupi E: Suedia
Grupi F: Franca
Skuadrat e eliminuara: Maqedonia e Veriut, Rusia, Skocia, Turqia.
Suedia dhe Franca janë kualifikuar pasi që e kanë të garantuar së paku vendin e tretë më të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*