Genta Petro Kaloçi

Nëse do të ishin të gjithë të mençur e të zgjuar(jo vetëm të ditur e të informuar), nuk do kishte rol evolucioni i qënieve të gjalla, që ka kriteret e veta të spastrimit në kohë të ngadalësuar, ashtu si revolucioni ka kriteret e veta të spastrimit në kohë të përshpejtuar. Ndërkoh që, koha e ndërmjetme jemi ne në të ashtuquajtur e tashme, iluzion i shpëtimit dhe zgjatjes së kohës së pushimit (pauz-ës sipas teknologjisë) për ti shpëtuar seleksionimit spastrues.
Kështu që edhe Gjuha e konceptet e saj janë organ i gjallë që ndryshon në varësi të kërkesave dhe zhvillimit të pashmangur të njeriut. Domethënë, në varësi të sapo përmendurat më lartë, budallalliku nuk do kishte vlerë historike në evolucuonin e njerëzimit. Gjithçka është çështje këndvështrimi, por ajo që pastron, kthjellon shikimin janë qëllimet dhe parimet që përcaktojnë mirësinë dhe ligësinë të cilat burojnë nga e mira kolektive kundër interesave individuale në mënyrë që të jenë absolute për të shmangur rrezikshmërinë e termit, relative.

2. Ligjet e fizikës për të shpjeguar politikën e dhjerokracisë!
6 TETOR 2016
Koment ndaj bandës rrip për Veting-un që bënë çmos ta çojnë në kushtetuese për të fituar edhe 5-6 ditë duke shtyrë procesin.
Një leksion fizike në politikë.
Shpesh themi,
– “i bie murit me kokë” duke nënkuptuar se muri ‘na vret’. Është krejtësisht i gabuar, sepse në bazë të fizikës muri nuk ka energji, nuk vepron, nuk gjykon që të ndërrmarë një akt të tillë kundra individit. Sipas ligjeve të fizikës ajo që na vret dhe na thërrmon është vrulli, forca me të cilën ne i vërsulemi murit, i cili thjesht për shkak të densitetit e kthen mbrapsht duke lënduar njeriun në fjalë.
Si konkluzion dalim që në këtë përballje frontale dikush do e hajë, sigurisht jo muri, s’ndjen dhimbje edhe nëse shëmbet, godet dhe vret ata që ka përqark. Ç’të bëj me këta bëhesh edhe fizikante, imagjino një lëndë që s’e kam dashur në shkollë. E kam keqkuptuar dhe paragjykuar pa ditur që do më hynte një ditë në punë të shpjegoja politikën vendase. Në rastin konkret, sa më shumë kundërvihet banda më shumë acarohet grupi i punës si rrjedhojë pagesa dhe kostoja e klasës politike do jetë marramëndëse.
Kjo nënkupton drejtësi kundër terroristëve politikë në vend. Kaq e thjeshtë!
Mos harroni. Vëzhgoheni, monitoroheni, dëshifroheni. Kujdes!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*