Me mijëra zogj migrojnë çdo vit nëpër vendet e ngrohta për të gjetur kushtet e përshtatshme për tu shumuar dhe për të jetuar.

Këto migrime janë shumë të vështira për tu regjistruar nga kamerat e satelitëve në hapësirë.

Por gjatë ditës së hënë (17 shkurt) është regjistruar një fenomen i rrallë dhe shumë tërheqës ku radari i Shërbimit Meteorologjik i ShBA-së ka regjistruar një grrumbull shpendësh që po migronin drejt Floridës.

Nga pamjet e kapura nga kamerat është krijuar një spektakël i vërtetë.

Grupi i punës të shërbimit meteorologjik shprehu se ka regjistruar miliona zogj të cilët kanë përshkruar një distancë prej 142 km në vijë ajrore.

Një gjë e ngjashme është regjistruar tre vite më parë në Kolorado.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*