Prej dy ditësh Shqipëria ka shpëtuar nga moti i lagësht me shi duke bërë që uji, i cili përmbyti disa zona të tërhiqet duke i dhënë mundësi banorëve dhe autoriteteve që të ndërhyjnë për rregullimin e pasojave.

Megjithatë, moti do të sillët ekzaktësisht si për dimër në Shqipëri, ku pas shirave tashmë na pret acari dhe debora.

Ashtu siç raportoi në mëngjes edhe parashikimi-i-motit-temperaturat-ulen-deri-ne-5c-ne-mesdite sipas “Meteoalb, gjatë orëve në vijim vendi do të përfshihet nga temperatura të ulta dhe reshje të dendura dëborë në pjesën lindore dhe veri-lindore të tij.

Reshjet e dëborës pritet të fillojnë mbrëmjen e datës 13 janar dhe do të përfshijnë malësinë e Tiranës, Përrenjesin, Pogradecin si edhe të gjithë pjesën lindore dhe veri-lindore të Shqipërisë.

Stacionet meteorologjike rajonale bëjnë me dije se parashikohet që në zonat në fjalë të bjerë 2 deri në 3 cm/ orë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*