Autoritetet italiane kanë arrestuar 15 persona mes tyre 7 shqiptarë, 2 egjiptinë, dhe 6 italianë me akuzën e grabitjes së banesave.

okusi i grabitjes së tyre ishte ari, të cilin më pas e shisnin në dyqanet e gurëve të çmuar ose i shndërronin në shufra për transaksione financiare, siç shkruan sot e përditshmja italiane “La Stampa”.

Ari i vjedhur në formën e bizhuterive shkrihej duke krijuar shufrat e arit të cilat më pas ishin të destinuara për tregti financiare.

Operacioni i koduar “Rruga e Artë e Argjentinës” u finalizua sot nga policia e Milanos në orët e para të këtij mëngjesi, në provincat e Milanos, Forlì.

Gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha ari dhe sende të çmuara, të grabitura nëpër banesa, makina të shpejta të mbajtura të fshehura në garazhe dhe gati, si dhe para cash në vlerë totale prej 315 mijë euro, të destinuara për jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri.

Hetimi gjithashtu bëri të mundur identifikimin e bizneseve përmes të cilave kriminelët siguruan pastrimin e të ardhurave të paligjshme dhe korrierët (drejtuesit e autobusëve), të përdorur për transferimin e parave dhe mallrave jashtë vendit.

Gjithashtu u identifikuan, apartamentet dhe garazhet të cilat përdoreshin për fshehjen e makinave me të cilat kryenin krime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*