Një parashutist humbi jetën ditën e djeshme në Prizren të Kosovës, pas një incidenti me parashutë. Artan Venhari, instruktor në Federatën Aeronautike të Kosovës, ra nga parashuta, ndërsa shoqërohej edhe një tjetër person.

Sipas policisë, 45-vjeçari humbi jetën në vend, ndërsa personi tjetër është plagosur dhe ndodhet në spital. Sipas prokurorit të këtij rasti, parashuta e tyre dyshohet se ka pësuar dëmtime si shkak i erërave të forta.

Venhari nuk ishte një personazh i panjohur në Kosovë, për shkak të pasionit të tij dhe sportit që ushtronte.

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka përcjellë në rrjetet sociale një mesazh ngushëllimi në nder të 45-vjeçarit.

“Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell.
Ngushëllime të sinqerta familjes. Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan!”, shkruan Haradinaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*