Ky është autori i sulmit në xhaminë tek “Rruga e Kavajës”. 34-vjeçari Rudolf Nikolli hyri në xhami dhe qëlloi me thikë duke plagosur pesë persona.

Autori i plagosjes është neutralizuar dhe arrestuar nga shërbimet e Policisë pak minuta pas krimit.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën.

Nikolli është futur në ambientet e xhamisë dhe ka plagosur me mjet prerës 5 shtetas. Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli, 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*