Princ Harry dhe dukesha Meghan Markle kanë vendosur të heqin dorë nga roli mbretëror. “Times” shkruan se shkak për këtë mund të jetë bërë një foto e publikuar pesë ditë më parë, nga familja mbretërore.

Në foton në fjalë (e cilësuar si “linja e suksesit”) shfaqeshin Princ Charles, Princ William dhe Princ George me Mbretëreshën, pra Harry nuk ishte askund. Ky gjest e ka mërzitur Dukën dhe Dukeshën e Sussex, të cilët janë ndjerë të përjashtuar nga jeta mbretërore.

Po ashtu, vendimi i tyre për t’u larguar nga familja mbretërore, është bazuar dhe në urimin e Mbretëreshës për Krishtlindje. Ajo nuk përmbante asnjë foto të çiftit në tryezën e saj.

Përpos arsyeve të lartpërmendura, Harry dhe Meghan kanë vendosur të jenë të pavarur financiarisht sepse duan të jetojnë një jetë të qetë familjare, larg zhurmave dhe problemeve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*