Personi i dytë më i pasur në botë i ka bërë dhuratë vetes superjahtin e së ardhmes që punon vetëm me hidrogjen të lëngshëm, që do të thotë se emetimet e tij do të jenë thjesht ujë.

Bill Gates mendohet se për këtë mjet lundrimi, që quhet Aqua, ka paguar 645 milionë dollarë.

Jahti është 113 metra i gjatë dhe ka vend për 14 të ftuar, 31 pjesëtarë ekuipazhi, një palestër, studio për joga, sallon bukurie, vend për masazhe dhe një pishinë në pjesën e pasme.

Mjeti i ri lundrues pritet të jetë i gatshëm vetëm në vitin 2024.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*