Ndfërkohë që kryeqyteti momentalisht është pushtuar nga vranësirat dhe kthjellimet, ç’ka shumëkush pret të ketë edhe reshje shiu gjë që me gjasë nuk do të ndodh, i gjithë vendi ynë ishte sot me mot të kthjellët

Meteorologët e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak, thonë se “vlen për tu përmendur se lagështira e lartë do të krijoj ndjesinë e zagushiut po ashtu dhe ndjesia e temperaturave pritet të jetë 3-4°C më e lartë”.

Dita do të ketë shtim të mëtejshëm të vranësirave me këto të fundit më tepër të theksuara në relievet malore. Në këto zona (relievet malore) në orët e mesditës deri ato të pasdites priten reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave, stuhive shoqëruar me breshër apo dhe rrebesheve.

Ndërsa, vetëtimat kanë ndriçuar qiellin e qyteti bregdetar të Durrësit mëngjësin e kësaj të shtune duke krijuar një pamje spektakolare, të cilën mund ta shikojmë përmes fotografive të mëposhtme realizuar nga LSA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*