Për herë të dytë që prej së premtes së kaluar, rastet e reja pozitive me COVID-19 në 24 orë kanë kaluar pragun prej 7 000 (7017) personash në Francë, ndërkohë që tamponët kanë kaluar për herë të parë nivelin një milion në një javë, ashtu siç edhe ishte premtuar nga qeveria (1 004 859).

Ka një rritje të lehtë të pacientëve të shtruar në spitale, numri i të cilëve ka arritur në 4 632 (+28) dhe të atyre në gjendje të rëndë në reanimacion, që janë 446 (+22).

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 25 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 30 686 të vdekur që prej fillimit të pandemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*