Këshilli i Ministrave miratoi këtë të mërkurë deklarimin pasuri kulturore “Qendër Historike” të fshatit Kaninë si dhe planin për ruajtjen dhe mbrojtjen e saj. Në mbështetje të ligjit “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi deklarimin pasuri kulturore “Qendër historike” të fshatit Kaninë dhe përcaktimin e zonës mbrojtëse të saj, sipas koordinatave dhe hartës së zonifikimit.

Po ashtu, u miratua plani për ruajtjen, mbrojtjen dhe administrimin e këtyre zonave. Ndërkaq, vendimi i Këshillit të Ministrave i vitit 2017 “Për shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Kaninë e të zonës së mbrojtur rreth saj dhe miratimin e rregullores për administrimin e Qendrës Historike të fshatit Kaninë dhe zonës së mbrojtur rreth saj”, shfuqizohet teksa ngarkohet Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor të publikojë hartën e “Qendrës historike” të fshatit Kaninë dhe zonës mbrojtëse të saj në Gjeoportalin Kombëtar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*