Ish-kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, Rudi Vata, mendon se ambienti aktual në FSHF është jashtëzakonisht kundër asaj që përfaqëson sporti i futbollit. Duke folur në studion e “Sport News Plus” në “News24”.

Duke komentuar situatën aktuale ndërsa FSHF do të zgjedhë më 2 mars kreun e ri, Vata tha se vetëm politika mund ta largojë Armando Dukën.

‘Vetëm politika e largon Armando Dukën, ajo e ka sjellë ajo e ka sjellë, ajo do e largojë, ndryshe me atë pisllik që eshte aty nuk hiqet dot.Erdhi nga rruga dhe iu deshën 4 vjet për të kuptuar futbollin.

FSHF nuk funksionin në shërbim të ambientit, duket si pronë private. Kjo është eksperienca ime dhe e kam kuptuar që presidenti aktual ka influencë të jashtëzakonshme, ka penetruar në të gjithë segmentet e njerëzve që manipulohen, janë të gatshme që të bëjnë gjithçka që presidenti aktual të zgjidhet prapë. Kjo nuk bëhet në vendet e tjera, kjo është një e keqe e madhe, një shkatërrim për të ardhmen. Angazhohen njerëzit me vetëdije për t’i shkuar mbrapa të keqes, e paimagjinueshme se si ka mundësi që njerëzit të angazhohen kaq shumë për një sistem kaq të varfër e kaq të mjeruar.