Drejtues të FSHF-së dhe Edi Reja kanë pasur një takim ditën e sotme ku kanë biseduar në lidhje me kontratën e re, ku nga të dy palët ka pëlqim për të arritur marrëveshje dhe sa i përket termave financiar nuk ka asnjë kleçkë pasi janë dakordësuar. Drejtues të FSHF-së i kanë ofruar atij kontratë katërvjeçare, por 74-vjeçari ka kërkuar kontratë dyvjeçare duke parë moshën që ai ka.

Italiani ka theksuar se një kontratë 4-vjeçare është një risk i madh për t’ia ofruar një 74-vjeçari, bëjnë me dije burime për Top Channel. Nëse do të ketë dakordësim Reja do të përfitojë 300 mijë euro në vit, teksa momentalisht FSHF paguan dy trajnerë, edhe Kristian Panuçin. Kontrata e trajnerëve përfundon ditën e nesërme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*