Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Italisë dhe kjo vizitë vjen menjëherë pas ftesës së tij ndaj aktorëve opozitarë për tu ulur në tryezën e dialogut dhe gjetur dialogun për Reformën Zgjedhore.

Mësohet se Rama do të jetë në Bari ku  do të marrë pjesë në forumin “Ekonomia Blu në Mesdhe, dhe Mundësia për Bashkëpunim” të organizuar nga Rajoni i Pulias në “Fiera del Levante”.

Ndërkohë ai është pritur në aeroportin e Barit nga Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano i cili është një nga organizatorët e eventit. Rajoni i Pulias është gjithashtu aksioneri kryesor i kompanisë italiane që ka kërkuar të menaxhojë aeroportin e Vlorës.

Lidhur me këtë temë, kujtojmë se dy ditë më parë mediat italiane raportuan se shoqëria italiane “Aeroporti di Puglia” kërkon të menaxhojë aeroportin e qytetyi bregdetar në jug të vendit.

“Kërkesa për shprehjen e interesit është dërguar në Shqipëri. Një përgjigje paraprake mund të vijë të mërkurën e ardhshme nga Fiera del Levante në rast të një takimi me atë që ka të drejtë të japë dritën jeshile, kryeministrin Edi Rama” shkruan media italiane.

Rama prezantoi projektin e aeroportit të Vlorës dhe tha se oferatat për menaxhimin e tij janë duke u vlerësuar ndërkohë që nuk la pa përmendur edhe atë që citonin mediat e vendit fqinj.

Sipas Corriere del Mezziogiorno shoqëria italiane po përpiqet të ndërkombëtarizohet dhe për këtë arsye ka nënshkruar një kontratë me një grup bankash për një kredi deri në 65 milionë euro. Forumi ku Rama do të flasë ditën e sotme në orën 10:30 dhe është një nga kryesorët e rajonit të Pulias që promovon bizneset.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*