VLORË- Prej 10 ditësh fusha e mbetjeve në Vlorë është në flakë. Report Tv ka sjellë disa pamje mëngjesin e sotëm nga Vlora, e cila është zgjuar nën petkun e tymit.
Siç shihet edhe nga pamjet që Report Tv sjell, qyteti i Vlorës është mbuluar nga ‘reja e tymit’.
Për shkak të djegies së mbeturinave rrugët pranë landfillit janë mbuluar nga tymi.