Rama ndër të tjera vijon duke thënë se falë punës voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtarësh ekspertësh dhe nën drejtimin e një studio të famshme projektesh kanë arritur që të bëjnë një projekt ambicioz me standarde shumë të larta teknike e arkitektonike.

Projekti për ndërtimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës tashmë është gati. Ditën e nesërme në Vlorë do të bëhet edhe prezantimi i projektit tek ‘Tre racat’.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama shkruan se edhe pas negociatave të tej zgjatura që si përfundim ishin të pasuksesshme, qeveria u angazhua drejtpërdrejtë në bërjen e projektit të Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës në mënyrë që të mos humbej koha.

Rama ndër të tjera vijon duke thënë se falë punës voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtarësh ekspertësh dhe nën drejtimin e një studio të famshme projektesh kanë arritur që të bëjnë një projekt ambicioz me standarde shumë të larta teknike e arkitektonike.

“Gati projekti per Aeroportin Nderkombetar te Vlores • Pas negociatave tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar • Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARCHEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standarteve më të larta teknike e arkitektonike. • Për më shumë nesër në Vlorë në prezantimin e projektit, tek “Tre Racat”, 17.00. VloraqëDuam. ShqipëriaqëDuam. “ shkruan Rama.

Kujtojmë se Aeroportin e Vlorës nuk do ta ndërtojnë turqit. Në prill të këtij viti marrëveshja mes konsorciumit turk të tre kompanive Cengiz, Kalyon dhe Kolin Construction me qeverinë shqiptare nuk u arritur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*