Gjendet pa shenja jete një 47 vjeçar në Shkodër. Policia bën me dije se në fshatin Mes, Postribë, në anë të një kanali u gjet shtetësi M. U. i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

“Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal”, tha policia.

Shkodër/ Informacion paraprak

Më datë 11.01.2021, rreth orës 13:00, në fshatin Mes, Postribë, Shkodër, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi M. U., 47 vjeç, banues në fshatin Mes, Shkodër, i cili ishte larguar nga banesa mbrëmjen e djeshme.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas duke qenë nën efektin e alkoolit është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë është mbytur në kanal.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*