Një person është i gjetur i pajetë në një objekt në rrugën “Mine Peza” në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, të siguruara nga Ora News, në trupin e viktimës nuk janë gjendur shenja dhune, ndërsa dyshohet se është endacak.

Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të vdekjes.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 23.10.2020, rreth orës 13:01, në rrugën “Mine Peza”, në një objekt të braktisur është gjetur pa shenja jete një shtetas endacak ende i paidentifikuar.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku nga hetimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*