UEFA ka refuzuar kërkesën e këshillit të qytetit të Mynihut për të ndriçuar stadiumin e tyre (Allianz Arena) me ngjyrat e ylberit për ndeshjen e fundit të Gjermanisë në fazën e grupeve të Euro 2020 ndaj Hungarisë.

Organi drejtues i futbollit thotë se e kupton qëllimin prapa propozimit, por “duhet ta refuzojë këtë kërkesë” për shkak të kontekstit të tij politik.

Dieter Reiter, kryetar i Mynihut, e pati bërë të qartë se ky veprim ishte një shenjë proteste ndaj një ligji të ri në Hungari, që ndalon për fëmijët çdo përmbajtje që portretizon homoseksualizmin. Ligji u denoncua si diskriminim anti-LGBT nga grupet e të drejtave të njeriut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*