E gjithë bota është e tronditur dhe në panik për shkak të shpërthimit të koronavirusit. Por shumë njerëz janë në ankth pasi dinë shumë pak ose aspak rreth këtij virusi vdekjeprurës.
Këto janë informacionet më të rëndësishme rreth koronavirusit.
A ka ndonjë kurë?
Jo, por po bëhet progres. Mjekët tajlandezë kanë shëruar 2 pacientë nëpërmjet një kombinimi të substancave antivirale.
Si përhapet virusi?
Virusi mendohet se përhapet nga një person në tjetrin përmes frymëmarrjes të emëtuar nga kollitja ose teshtitja. Ekziston gjithashtu një mundësi që virusi mund të ekzistojë dhe të përhapet përmes materieve fekale të kontaminuar.
Kush rrezikohet nga infeksioni?
Njerëzit e të gjitha moshave mund të infektohen nga virusi, por njerëzit e moshuar dhe ata me gjendje mjekësore para-ekzistuese janë veçanërisht të prekshëm nga komplikimet e rënda.
Si mund ta mbroj veten?
Merrni të njëjtat masa paraprake që do të keni gjatë sezonit të gripit. Lani duart shpesh me sapun dhe ujë, mbuloni hundën dhe gojën kur teshtitni ose kolliteni, shmangni kontaktin e ngushtë me njerëzit ose tubimet e mëdha dhe vishni një maskë për fytyrën.
A ka siguri në udhëtim?
Airlines ka pezulluar fluturimet dhe mijëra qytetarë të huaj në qytetin kinez Ëuhan janë evakuuar përsëri në vendet e tyre të lindjes. Shumë vende përfshirë SHBA, kanë këshilluar kundër udhëtimit në Kinë.
Numri i rasteve të reja të personave të prekur, apo atyre që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit, vazhdon të rritet. Deri më tani 560 persona kanë humbur jetën dhe numri i të infektuarve llogaritet në 25.000.




