Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën për pezullimin e efekteve juridike të vendimit nr. 1, datë 10.01.2022, të Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi, për realizimin e mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme Zgjedhore të FSHF-së të datës 02.03.2022, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Gjithashtu, Gjykata vendos që të pezullojë efektet juridike të Vendimit të datës 21.01.2022, të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, si dhe të çdo veprimi apo akti tjetër të dalë në zbatim të këtij vendimi.

Njëkohësisht është pezulluar edhe veprimtaria e Komisionit të Verifikimit të FSHF-së, deri në zgjidhjen e konfliktit me një vendim të formës së prerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*