Policia Beratit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë të shtetasve me iniciale: M.T, 23 vjeç, banues në Lapardha  Berat, R.B,28  vjeç, banues në Lapardha Berat, G.T, 19 vjeç, banues në Lapardha Berat.

Proçedimi  penal në ngarkim  të shtetasve të mësipërm filloi për arsye se, në bashkëpunim me njëri – tjetrin, në datën 03.08.2019, rreth orës 01.00, pas një konflikti për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta shtetasin me iniciale E.B,26 vjeç,  banues në Lapardha Berat.  Shtetasi E.B,  si pasojë e goditjeve është dëmtuar lehtë  në trup.

Materialet iu  referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat,  për veprën  penale “Dëmtime të tjera me dashje, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet  90, dhe 25, te Kodit Penal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*