Vlorë

Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohet një armë zjarri Pistoletë dhe fishkjë

Në pranga poseduesi i tyre.

Seksioni për Hetimin e Krimeve në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë pas informacioneve të marra se një shtetas mund të ketë armë zjarri në banesë, menjëherë kanë ushtruar kontroll në banesën e 30 vjeçarit Gj.V.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi në lagjen “Pavarësia 2” Vlorë, Policia gjeti një armë zjarri pistoletë së bashku me 7 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*