Finalja e Europa League ka dhuruar në Këln emocione, gola dhe spektakël, por në fund trofeu shkoi tek Sevilla. Spanjollët shfrytëzuan eksperiencën dhe pjesëmarrjen disa vjeçare tashmë në këtë kompeticion për të fituar ndaj Interit.

Ndeshja filloi vrullshëm teksa Lukaku me një sprint fantastik fitoi një penallti që në minutën e 5-të të cilën e shënoi po vetë, pavarësisht se portieri kuptoi krahun. Por më pas holandezi Luuk de Jong do të shënonte dy herë me kokë për të përmbysur rezultatin brenda pjesës së parë. Interi ruan gjakftohtësinë dhe 3 minuta më vonë barazon shifrat sërish me një gjuajtje me kokë, kësaj radhe nga uruguajani shtatlartë dhe veteran Godin.

Pjesa e dytë ishte e ekuilibruar, por në minutën e 74-t një roveshatë e Diego Carlos, ndihmuar dhe nga një devijim i Lukakut çoi për herë të tretë mbas shpinës së Handanoviç topin. Sevilla mbyll me sukses këtë sezon duke thelluar rekordin në Europa League si ekipi që e ka fituar më shumë, plot 6 herë, kurse Inter e mbyll pa asnjë trofe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*