Në minutën e 61’, trajneri Unai Emeri vendosi të largojë nga fusha e lojës Granit Xhakën, për të aktivizuar në vendin e tij, Bukajo Saka. Pikërisht ky zëvendësim nuk i pëlqeu aspak mesfushorit shqiptar të Arsenalit, i cili hodhi shiritin e kapitenit.

Por, nuk përfundon këtu, pasi gjatë zëvendësimit, tifozët e pranishëm në stadium, nuk i kursyen fishkëllimat në drejtim të tij. I mërzitur nga kjo situatë, 27-vjeçari reagoi edhe ndaj tifozëve, teksa bëri me shenjë për të fishkëllyer akoma më shumë, në formën e ironisë.

Menjëherë sapo doli nga fusha e lojës, Xhaka nuk qëndroi në stol, por u largua direkt në dhomat e zhveshjes, i mërzitur dhe i zhgënjyer prej zëvendësimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*