Guardia di Finanza e Barit ka nisur një operacion ndaj 20 personave, të cilët janë të dyshuar për trafik droge e armësh nga Shqipëria.

Të gjithë personat e dyshuar janë rezidentë në Bari Vecchia.

Hetimi është i koordinuar nga Drejtoria Distriktuale Antimafia e Barit.

Në rreth 24 muaj janë sekuestruar tonelata marijuanë, pistoleta dhe automatikë. Në ecuri e sipër janë edhe hetime e sekuestrime të tjera.

Detajet e operacionit do të bëhen të ditura gjatë ditës së sotme në një konferencë shtypi në Prokurorinë e Barit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*