Reparti i ish-Kirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të kthehet nga sot në godinën e tretë që do t’ju shërbejë të gjithë pacientëve me COVID-19.

Inaugurimi do të bëhet në një ceremoni të thjeshtë ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka mbërritur disa minutë më parë.

Zona është pajisur me forca sigurie shtesë. Kapacitetet e spitalit COVID 3 janë 150 shtretër në total, ku fillimisht do të hapet një pavion me 40 shtretër.

Në dispozicion të pacientëve do të jenë 50 mjekë dhe infermierë nga Spitali Infektiv dhe Sëmundjet Interne.

Ministria e Shëndetësisë është shprehur se nëse do të jetë nevoja, janë gati edhe dy godina të tjera për t’ju shërbyer pacientëve me COVID-19, ndërsa Rama shkoi edhe më tej duke thënë se infrastruktura është gati edhe në rrethe, nëse bumi i të shtruarve në spitale vazhdon.

Burime bëjnë me dije se Rama është takuar me mjekë dhe me drejtues të QSUT-së, ndërsa takimi ka zgjatur për pak minuta.

Deri më tani në të dy spitalet COVID që janë të hapur, janë të shtruar 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*