Një aksident i frikshëm ajror ka ndodhur të dielën në Majorka të Spanjës. Helikopteri i një kompanie gjermane u përplas me një avion “ultralight”. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë ndërruar jetë.


Sipas informacioneve të gazetës gjermane “BILD”, mes viktimave janë anëtarët e një familje gjermane.

Një çift me dy fëmijët, vajza 11 vjeçe dhe vajza 9 vjeçe ishin në bordin e helikopterit Bell 206 L3 LongRanger, kur ky i fundit u përplas me aeroplanin e vogël të dielën pasdite në orën 13.36 në afërsi të qytetit të Inca në brendësi të ishullit Balearic.

“Pashë një helikopter që fluturonte mbi shtëpinë time, disa sekonda më vonë u shfaq një aeroplan me fluturim të ulët dhe të dy u përplasën”, tha një banor për gazetën lokale “Diario de Mallorca”.

Sipas informacioneve të BILD, piloti i helikopterit ishte italian. Ai la pas gruan dhe një djalë, që jetojnë në Gjermani. Gazetat lokale shkruajnë se në bordin e avionit ultralights ishin dy spanjollë.

Kompania Rotorflug, me seli në Friedrichsdorf afër Frankfurt, deklaroi në një njoftim për shtyp se shkaku i aksidentit mbetet ende plotësisht i paqartë. Autoritetet kanë nisur hetimet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*