Personi A.A., 29 vjeç është arrestuar, pasi në automjetin me të cilin ai po lëvizte është gjetur 16 kg lëndë e dyshuar si Cannabis Sativa. Ai jetonte në fshatin Vokopolë, Berat.

Policia e Himarës bashkë me forcat e FNSH-së Fier, në bazë të të dhënave nga banorët kanë pasur dyshime për personin dhe janë vënë në ndjekje të tij derisa e kapën në kthesën e Jalit, në aksin rrugor Himarë-Dhërmi. Dyshohet se 29 vjeçari e prodhonte vetë lëndën narkotike. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*