Është grabitur një pikë e këmbimit valutor në Tiranë.

Mësohet se një person i armatosur me pistoletë dhe i maskuar ka kërcënuar punonjësit dhe është larguar duke marrë të gjitha paratë e ndodhura në gjendje.

Ngjarja ka ndodhur pas një qendre tregtare, në zonën e Zogut të Zi.

Sipas policisë autori i kësaj grabitje ka qenë rreth 1.80 cm i gjatë dhe ka qenë i veshur i tëri me rroba të zeza e me kapuç në kokë. Kamerat e sigurisë kanë fiksuar të gjithë skenën e ngjarjes por identifikimi i autorit do të jetë i vështirë për shkak të maskimit të tij.

Ndërkohë policia është nisur drejt vendit të ngjarjes ku bëhet me dije se në ndjekje të personit janë vënë forcat Shqiponja dhe forcat operacionale lëvizëse.

Informacion i Policisë:

Në Tiranë, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, në një zyrë që i përket një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, një person i maskuar, nën kërcënimin e një arme zjarri në dukje “pistoletë”, ka marrë një sasi parash dhe është larguar me vrap.

Në ndjekje të autorit janë vënë shërbimet e Policisë “Shqiponjat”, Patrulla e Përgjithshme dhe Forca e Posaçme Operacionale e DVP Tiranë.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e autoritit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*