Një grua 50 vjeçare nga Italia, ka dhënë shenjat e para të jetës, pas një gjendje kome, për 40 ditë.

50 vjeçarja, Paola Piras, u dërgua në spital pasi ishte  sulmuar nga ish-partneri i saj, një 30-vjeçar Pakistanez, i cili u përpoq ta vriste atë.

Ai e sulmoi 18 herë me thikë, në të gjitha organet e saj jetësore dhe fakti që gruaja arriti të mbijetojë, konsiderohet mrekulli, sipas mjekëve.

Historia e Paola Piras ka emocionuar të gjithë Italinë.

Mësohet se 30 vjeçari ka sulmuar gruan, pasi ajo i kishte kërkuar të ndahen, ndërsa ai nuk dëshironte.

Momentin e sulmit djali i gruas, 19 vjeç, u përpoq të mbrojë nënën e tij, si pasojë djali humbi jetën.

Pesëdhjetë vjeçarja, sapo u zgjua, kërkoi të fliste me Mirkon, me djalin e saj. Për momentin, psikologët dhe mjekët e spitalit nuk i kanë thënë të vërtetën se Mirko, nëntëmbëdhjetë vjeç, u vra nga autori.

Mjekët kanë frikë se nëse, në këtë fazë, gruaja mëson lajmin e humbjes tragjike të birit, shëndeti i saj mund të përkeqësohet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*