Ditën e sotme policia ka ekstraduar nga Gjermani 56-vjeçarin Byniamin Hajro, i cili akuzohet për vrasjen e Arian Avdullai dhe Eduart Pemës në vitin 1997.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim ” parashikuar nga nenet 78/1 dhe 25 të Kodit Penal.

Si ndodhi ngjarja

Në rrëmbimin, torturimin, tërheqjen zvarrë me tela me gjemba, djegien dhe masakrimin e 2 të rinjve në shenjë hakmarrje më 3 qershor 1997 në Berat, zbulohen edhe 3 autorë të tjerë bashkëpunëtorë në krimin makabër. Autorët janë anëtarë të së njohurës si “Banda e Vakëfit”, e drejtuar nga “Bujo Çami”, Benjamin Hajro, 50 vjeç. Katër ditë më parë, policia dhe prokuroria arrestuan si autorin kryesor të ngjarjes, Kundret Zhukën, 49 vjeç. Kurse dje u konfirmua se përveç Zhukës, të akuzuar në dosjen e rihapur për ngjarjet e vjetra, figurojnë edhe Benjamin Hajro, Kastriot Frashëri, 45 vjeç, aktualisht në Burgun e Peqinit, ku vuan dënimin me 12 vite burg për prostitucion në Itali dhe i fundit Gazmend Hoxha, 41 vjeç, që mendohet se fshihet në Gjermani. Ata vranë për hakmarrje dy pjesëtarë të një grupi rival në lagjen “Kushtrimi”, Eduart Pema, 25 vjeç dhe Arjan Avdullai, 18 vjeç.

Zbulimi

Policia e Beratit njoftoi se Strukturave Kundër Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit, pas një pune hetimore dy mujore, arritën zbulimin e 3 bashkëpunëtoreve të tjerë të bandës së “Vakëfit” për vrasjen e dyfishtë të 3 qershorit 1997. Të akuzuarit janë Benjamin Hajro, i njohur si Bujo Çami, 50 vjeç, njëkohësisht edhe si kreu i grupit kriminal, Kastriot Frashëri, 45 vjeç, i dënuar më parë me 12 vjet për veprën penale “shfrytëzim prostitucioni” në Itali, aktualisht vuan dënimin në Burgun e Peqinit dhe Gazmend Hoxha, 41 vjeç, që është i arratisur dhe mendohet se fshihet në Gjermani. Gjykata e Rrethit ka nxjerrë arrest në burg në mungesë, si bashkëpunëtor me Kudret Zhuka, 49 vjeç, i lënë në masë arrest në burg pas arrestimit më 8 dhjetor. Edhe Hajro dyshohet se fshihet në Itali dhe është në kërkim.

Ngjarja

Më 2 qershor 1997, në shenjë hakmarrje për një të afërmin e tyre që akuzohet për vrasje dhe grabitje me armë, “Banda e Vakëfit”, ka rrëmbyer në lagjen “Kushtrimi” Eduart Pemën dhe Arjan Avdullain, duke i lidhur me tela me gjemba në një ambient në periferi dhe më pas torturuar gati për vdekje. Më 3 qershor, në mënyrë publike i kanë tërhequr të dy zvarrë në rrugët e qytetit që të terrorizonin edhe qytetarët, me dëshmitarë të shumtë. I kanë lënë në sheshin e lagjes së tyre duke i shkrumbuar me zjarr, teksa njëri ishte ende i gjallë. Sikur të mos mjaftonte kjo, i kanë sharruar edhe me plumba dhe më pas janë larguar.

“Banda e Vakëfit” Berat:

Benjamin Hajro (Bujo Çami), në kërkim, kreu i grupit

Kudret Zhuka, 49 vjeç, i arrestuar

Kastriot Frashëri, 45 vjeç, i arrestuar

Gazmend Hoxha, 41 vjeç, në kërkim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*