Nga Agron Brataj

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka një ide të “çmendur”.

Ai po tenton të bëjë bashkë në një ekip, Cristiano Ronaldon dhe Lionel Mesin, e për këtë, është i gatshëm të sakrifikojë, Antoine Greizman dhe Phelippe Coutinhon, që mund të kalonin te Juventus.

Kështu të paktën pretendon AS, e cila shkruan se “zonja e vjetër” mund të pranojë ofertën, duke qenë se Ronaldo është në vitin e fundit të kontratës dhe kushton në bilanc 29 milionë euro.

AS raporton se Barcelona është një nga destinacionet e mundshme për Cristiano Ronaldon pasi presidenti i katalanuas, Joan Laporta po ëndërron të sjellë CR7 në Nou Camp.

Sipas medias në fjalë, Laporte është i mendimit se ardhja e Cristianos në Camp Nou do të rriste ndjeshëm të arkat e klbuit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*