Nga Agron Brataj
Pas thirrjes së kryetarit të Bashkis Z. Dritan Leli për aksionin e pastrimit të Qytetit , institucioni i DPSHTRR Vlorë ishte nga të parët që i’u përgjigjë thirrjes së Kryetarit të Bashkis z. Leli
Aksioni pastrimi është ndërmarrë këtë të shtunë në të gjithë territorin e Bashkisë së Vlorës, kryesisht zonat turistike.
Drejtoria e …….. ishte e angazhuar me kapacitet të plotë në pastrimin e pyllit të Sodës.
I gjithë territori i “mushkrisë” së qytetit u pastrua nga ndotja me mbetje urbane depozituar gjatë muajve të kulmit të sezonit dhe jo vetëm . Punonjësit e angazhuar, kanë ndërmarrë këtë nismë duke ju bashkuar institucioneve të tjera në fushatën e gjërë të pastrimit këtë të shtunë.
Ambjenti është i të gjitheve, ndaj duhet të jemi më të kujdesshëm ndaj tij- ka qënë mesazhi i përcjellë në angazhimin e sotëm






