Të gjendur përballë presionit të vazhdueshëm nga ana e Barcelonës për Lautaro Martinez, të vetëdijshëm gjithashtu që argjentinasi preferon të luaj përkrah Leo Messit, Interit nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të mendoj për pasuesin e tij. Klubi blaugrana kërkon të mbyll këtë transferim brenda muajit maj, nëse kalimi i tij në “Camp Nou” do të zyrtarizohej, zikaltërit do të hidheshin menjëherë në sulm për të gjetur një pasues të denjë.

Werner

Në fakt, sipas “La Gazzetta dello Sport”, Inter e ka gjetur prej kohësh zëvendësuesin e tij, bëhet fjalë për Timo Werner. Lajmi i mirë është se klauzola e tij e largimit nuk shkon më shumë se 50 milion euro, në fillim flitej për 60 milion, por kjo ishte e vlefshme vetëm nëse Laipzig fiton Bundesligën. Në rast largimi të Martinez, Inter do të përfitoj minimalisht 70-80 milion euro kesh, plus ndonjë lojtarë, me këtë shumë mund të paguaj lehtësisht klauzolën e largimit të sulmuesin gjerman. Problemi i vetëm është konkurrenca, Werner ka shumë admirues, klube si Liverpool, me buxhet shumë herë më të madh.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*