Pyetje: Faleminderit z.Gjiknuri që keni gjetur kohën për të qenë në “Breaking” sot.

D.Gjiknuri: Ju falenderoj dhe unë për këtë mundësi që më dhatë.

Pyetje: Si shpjegohet që Presidenti Meta nuk shënjestron Kryeministrin Rama por emri juaj është ai që përmend më shpesh në daljet e tija publike?

D.Gjiknuri: Me çfarë duket, Presidenti Meta alias kryetari i LSI-së është kthyer më shumë si një lider politik i opozitës vendore këtu në Vlorë. Pra, është kthyer në një lider lokal të opozitës sepse ka marrë përsipër të mbrojë të drejtat e PD dhe LSI. E ka hedhur tutje kostumin e Presidentit dhe po flet si një përfaqësues i opozitës në bazë, në Vlorë.

Unë kështu do ta lexoja. Përsa i përket akuzave që ai bën, siç duket ka hallin e partisë së tij por pa dashje bën pis të gjithë njerëzit e tij. Po ua mohon atyre edhe atë kontribut që ata mund të kenë bërë për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ata pak njerëz sepse unë e kam thënë që në Vlorë LSI nuk përfaqëson asgjë. Kanë filluar tani me akuza për tradhëtar, jo vetëm nga LSI por edhe nga PD.

Pra, sikur e gjithë opozita në Vlorë na qenka shitur e na qenka blerë dhe ka ardhur ky shpëtimtari nga Tirana për ti nxjerrë nga bataku ku kanë rënë. Tani çfarë të them unë? Populli është i mençur dhe i gjykon vet. Ne jemi në punën tonë se jemi në fushatë elektorale. Pyetja që shtrohet është çfarë do Presidenti këtu? Ai këtë duhet ta shpjegojë vet se çfarë do këtu dhe me çfarë roli vjen Presidenti në Vlorë akoma nuk e kemi të qartë.

Pyetje: Në fakt për këtë doja të ju pyesja pasi në retorikën e tij përmenden shpesh fjalët shqiptarët të marrin shpatat dhe të votojnë në datën 25, do ti pres dorën kujtdo që kërcënon votën e shqiptarëve apo mbi të gjitha shprehja që bën më shumë përshtypje është kur thotë nuk kam frikë nga Damian Gjiknuri dhe as nga Rama. Për çfarë frike bëhet fjalë?

D.Gjiknuri: Mua më bën nder që më përmend gjithë ditën. Të të them të drejtën, unë jam me atë shprehjen e Çurçillit që mjafton të të shqiptojnë emrin korrekt, mua më bën reklamë pa para Ilir Meta. Në pikëpamjen e fushatës nuk më dëmton asgjë. Këto shpatat, thikat dhe Vlora bëja fora, se di po Ilir Meta më duket nuk e njeh mentalitetin vlonjat. Nuk ka as se si ta njohë në fakt sepse nuk e ka njohur kurrë. Ai mendon sikur vlonjatët janë një popull që mezi presin tu vijë Ilir Meta e tu hedhë shkrepsen e janë si baruti që ndizet. Ai do që të evokojë 1997, por ta dinë mirë se 1997 nuk përsëritet në Vlorë. Qytetarët vlonjat i kanë sytë nga zhvillimi, i kanë sytë nga paqja dhe qetësia.

Vlora ka një popull të kulturuar, nuk është ajo Vlora që ai e mendon në kokë që janë njerëz që do të rrëmbejnë armët. Vlora është qyteti ku kanë ndodhur trasnformime shumë të mëdha këto vite. Vlora mezi pret që të rifillojë sezoni turistik dhe të përfundojë procesi zgjedhor në mënyrë shumë të qetë. Ne nuk kishim probleme në Vlorë por erdhi ky që shpik probleme.

Nuk ka patur asnjë shqetësim në Vlorë. Kur nuk flet opozita e Vlorës për shqetësime na vjen ky nga Tirana dhe na tregoka pse nuk keni gjetur ju shqetësime, erdha unë tua zbuloj. Nga kjo pikëpamje më shumë duken deklarata jo të përgjegjshme nga ana e tij. Më vjen keq sepse unë respektoj institucionin e Presidentit dhe nuk dua ta shoh Presidentin e shtetit tim që të katandiset në këtë pikë sa të instalohet si çadër në Vlorë, të marrë përsipër rolin e të gjithë opozitës dhe të lërë mënjanë rolet që e ka mandatuar Kushtetuta.

Ky që flet në mbrojtje të Kushtetutës, gjëja e parë që duhet të bënte është që duhet të ndante veten nga politika dhe jo të shpallte tradhëtar tek LSI apo tek Partia Demokratike në Vlorë. Pastaj nuk e kuptoj, çfarë pune ka ky sepse thotë jam President dhe LSI nuk është partia ime por e Monikës. Pse ja…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*