Nga Agron Brataj

Polemikat midis Demetrio Albertinit dhe Pippo Inzaghit nuk kanë t: të mbaruar në këto ditët e fundit, në fakt, ish sulmuesi kishte deklaruar: “Kampionati duhet të përfundojë për të siguruar rregullsinë”. Përgjigja e Albertinit ishte e menjëhershme, duke postuar artikullin me deklaratat e Inzaghit në mediat sociale, ai kishte komentuar “Injoranca zgjedh gjithmonë fjalët e gabuara”.

 

Në ditën e sotme, përmes mediave sociale si Gazzetta dello Sport, këtu ku është edhe përgjigjja e Inzaghit:

“Para së gjithash, miqësia është një gjë e rëndësishme dhe nëse duhet të them diçka për një mik, të cilin e konsideroj mik unë atij i telefonoj, nuk mbështetem në mediat sociale. Albertini është një përfaqësues i FIGC dhe fjalët e tij kanë një peshë.Por gjëja më e rëndësishme është që ai u mashtrua nga një titull pa kuptuar kuptimin e fjalëve të mia, e cila ishte e thjeshtë: shëndeti vjen në radhë të parë dhe për aq kohë sa ky problem nuk do të zgjidhet, do të jetë e nevojshme të ndiekim  të gjitha indikacionet që do të na jepen. Atëherë do të jetë e mrekullueshme të kthehemi në normalitet dhe mendoj se gjëja më e natyrshme dhe korrekte është të përfundomi sezonit, nëse është e mundur. Më vjen keq që këto deklaratat e mia janë shfrytëzuar. Ajo që lexova u mërzita pa mas, veçanërisht sepse pas ndeshjes kundër Pescara kisha 22 pikë para të tretës por isha ndër të parët që thosha të ndalemi. Nëse Albertini do të kishte lexuar saktë “Artikulli nuk do t’i kishte bërë këto deklarata pa stil dhe nivel të ulët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

*